Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “Afro Fungo”

10 Mars, 2025

 

Karaçevë e Epërme, Kamenicë, 10 mars 2025

Në vazhdën e aktiviteteve të sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi edhe kompaninë “Afro Fungo” në Karaçevë të Epërme, ndërmarrje e njohur për mbledhjen dhe përpunimin e kërpudhave dhe frutave të imëta.

Atje kryeministri Kurti, u njoftua se “Afro Fungo” ka kapacitet ruajtje 300 deri në 500 ton dhe prodhim vjetor të kërpudhave deri në 15 ton. Kompania e Driton Ramadanit operon që nga viti 2005, dhe aktualisht ka 5 punëtorë të rregullt dhe punëson deri në 15 punëtorë sezonal.

Produktet e kësaj kompanie shpërndahen kryesisht në tregun e Kosovës, si dhe eksportohen edhe në disa shtete evropiane, përfshirë Italinë, Gjermani, Hungarinë e Austrinë.

Last modified: 10 Mars, 2025

Comments are closed.