Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajčák

7 Dhjetor, 2021

Bruksel, 7 dhjetor 2021

Në kuadër të vizitës në Bruksel, për mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Në këtë takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Kryeminsitri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

U bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

 

Last modified: 7 Dhjetor, 2021

Comments are closed.

×