Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me zëvendëskryeministren dhe ministren e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Marović

22 Tetor, 2022

Prishtinë, 22 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović, të dy pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet këtë fundjavë në Prishtinë, zhvilluan një takim pune në margjinat e Forumit.

Në herën e saj të parë në Prishtinë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović u shpreh mirënjohëse për mikpritjen, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Si një nga vendet e rajonit me të cilin ndajmë interesa të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe orientim dhe përkushtim për integrim të plotë evropian, kryeministri Kurti tha se krahas mbështetjes për njëra-tjetrin, duhet të angazhohemi për bashkëpunim edhe më të thellë me njëri-tjetrin, sidomos në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Në takim u fol edhe për fillimin e ri të Procesit të Berlinit dhe rolit të tij në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për rëndësinë e rreshtimit të Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm mbi shtetin e Ukrainës dhe popullit ukrainas.

Last modified: 22 Tetor, 2022

Comments are closed.

×