Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson

19 Shkurt, 2023

Mynih, 19 shkurt 2023

Për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson zhvilluan një takim bilateral, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin suedez për progresin e arritur në sundimin e ligjit dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratik që dëshmohen edhe nga raportet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë raportin e BE-së për vendin.

Folën për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, dhe për rëndësinë e integrimit të mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen ndër vite dhe të vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe për ndihmën ndaj institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës përmes projekteve të ndryshme të financuara nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Last modified: 19 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×