Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u prit nga American Councils

20 Maj, 2022

Washington D.C., 19 maj 2022

Në përfundim të qëndrimit të tij në Washington D.C., Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga American Councils, ku u takua me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

American Councils funksionon edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizata zbatuese e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-së. Ndër to është programi KAEF, i cili i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të vendit nëpërmjet edukimit të të rinjve nga Kosova në universitetet më të përzgjedhura në ShBA.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin e American Councils në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës. Ai tha se programe të tilla, ku studentët tanë shkollohen në universitete amerikane, për t’u kthyer pastaj për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë. Në këtë mënyrë, përpos dijes dhe aftësive të përfituara, ndërtojmë edhe më shumë ura lidhëse ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, u shpreh kryeministri Kurti.​

Last modified: 23 Maj, 2022

Comments are closed.

×