Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takon Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Nobumitsu Hayashi

28 Shtator, 2022

Tokio, 28 shtator 2022

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Nobumitsu Hayashi.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar z. Hayashi për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe i ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Osaka Expo 2025. Ai bashkë dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë shprehur interesim për programet e kredive të buta të JBIC dhe mundësitë e përfitimit nga ato për projekte zhvillimore të Kosovës.

Në anën tjetër, guvernatori Hayashi e ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe delegacionin e tij në lidhje me programet e kredive të buta nga JBIC. Pala japoneze ka shprehur gatishmërinë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.

 

Last modified: 28 Shtator, 2022

Comments are closed.

×