Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi z. David Lammy nga Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar

1 Nëntor, 2022

Londër, 1 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Londër, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy.

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Lammy për sukseset, planet dhe sfidat e Kosovës në rrugën e saj progresiste, evropiane dhe euro-atlantike.

Përpos rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare Kurti dhe Lammy diskutuan edhe për bashkëpunimet dypalëshe. Z. Lammy ceku që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe forcohet edhe më tutje kur Partia Laburiste të qeverisë me Mbretërinë e Bashkuar, tha ai.

Last modified: 1 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×