Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi shefin e EULEX-it, Wigemark

13 Mars, 2023

Prishtinë, 13 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX.

Last modified: 13 Mars, 2023

Comments are closed.

×