Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Senatorin amerikan Bob Menendez

18 Shkurt, 2023

Mynih, 18 shkurt 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Senatori amerikan Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.
Në takimin e mbajtur sot në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin për rezultatet e  deritanishme të qeverisë, me theks te sundimi i ligjit. Po ashtu e falënderoi senatorin Menendez për mbështetjen aktive të tij ndaj Kosovës në Senatin amerikan.
Folën edhe për procesin e dialogut, raportin me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit.

Last modified: 18 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×