Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss

7 Qershor, 2022

Londër, 7 qershor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Britani të Madhe, takoi Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet të dy vendeve.

Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sekretarja Truss theksoi se Qeveria Britanike e konsideron Republikën e Kosovës si aleate shumë të rëndësishme në rajon.

Duke biseduar për sigurinë, u theksuan sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i pajustifikuar i Federatës Ruse në Ukrainë. U pajtuan për domosdoshmërinë e shtimit të veprimeve kundër këtij invazioni ilegal rus në Ukrainë dhe sfidimin e ndikimit malinj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×