Zyra e Kryeministrit

Kryeministri  Kurti takoi Raportuesin Special të Kombeve të Bashkuara z.Fabian Salvioli

29 Nëntor, 2022

Prishtinë, 29 nëntor 2022

Angazhimi i Qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nismat për drejtësi tranzicionale, ishin tema të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Fabian Salvioli, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, reparacioneve dhe garantimit të mos-përsëritjes.

Z.Salvioli shprehu mirënjohjen për bashkëpunim e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe shprehu solidaritetin me viktimat dhe popullin e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi. Ai tha se na duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.

Ai veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Po ashtu, foli edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale, të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi dhe Serbia refuzon t’i dorëzojë ata para drejtësisë.

Kryeministri Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

Last modified: 29 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×