Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák

3 Qershor, 2022

Bratisllavë, 3 qershor 2022

Në Bratislavë të Sllovakisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, i cili po ashtu po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, GLOBSEC 2022.

Me z. Lajčák, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja, që në qendër ka njohjen reciproke.

Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Lajčák folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×