Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

29 Qershor, 2022

Prishtinë, 29 qershor 2022

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare: Veli Myftarin, sekretar i përgjithshëm, Ediana Canajn, nënkryetare dhe prof. Ksenofon Krisafi.

Biseduan për zhvilllimet aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri e Kosovë. Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e veteranëve në luftën e drejtë për çlirim dhe liri nga pushtuesit nazifashistë e që e rreshtoi Shqipërinë krah koalicionit të madh antifashist botëror.

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) e përgëzuan kryeministrin Kurti për të arriturat në qeverisje dhe i bënë ftesë për pjesëmarrje në 65 vjetorin e organizatës.

LANÇ përbëhet nga gjithsej 16.491 persona. 517 veteranë dhe 15.974 pasardhës veteranësh.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×