Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa

13 Maj, 2022

Iowa, 13 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar.

Në këtë takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership, të pranishëm ishin edhe ndërmarrës nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke theksuar klimën tërheqëse për investime në Kosovë, kryeministri Kurti veçoi zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik si arsye pse Kosova ofron mundësi të artë për investime të reja.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowa, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja. ​

Last modified: 18 Maj, 2022

Comments are closed.

×