Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi drejtoren për Evropë Juglindore të konferencave të “The Economist”, znj. Nectaria Passarivakis

7 Korrik, 2022

Athinë, 7 korrik 2022

Në margjina të Tryezës së Rrumbullakët të The Economist Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtoren për Evropën Juglindore të konferencave të The Economist, znj. Nectaria Passarivakis.

Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, përfshirë këtu edhe planet për një tryezë ndërkombëtare të rrumbullakët të revistës së mirënjohur britanike në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Kurti tregoi për të arriturat e Kosovës, raportet në Ballkanin Perëndimor, si dhe aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë të The Economist po marrin pjesë krerë shtetesh e diplomatë të rangut të lartë, politikanë të shquar e studiues eminentë nga e gjithë bota.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×