Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi anëtarët e Bordit të Odës Ekonomike Amerikane

17 Tetor, 2022

Prishtinë, 17 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot anëtarët e Bordit të Odës Ekonomike Amerikane.

Kjo Odë Ekonomike ka 230 kompani anëtare të cilat realizojnë një qarkullim prej 4 miliardë Euro në vit dhe punësojnë mbi 35 mijë punëtorë.

Sektori privat është kontribues kryesor në buxhetin e shtetit dhe shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Gjatë takimit u diskutua rëndësia e dialogut publiko-privat për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe masat që mund të ndërmerren për promovimin e investimeve të huaja dhe atyre vendore në Kosovë.

U theksua rëndësia e edukimit në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit si dhe kontributi që mund të japë sektori privat dhe diaspora në fushat e ndryshme ku sektori publik ballafaqohet me mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore.

Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë dhe interesimin e qeverisë për të thelluar dialogun publiko-privat dhe për të bashkëpunuar me Odën Ekonomike Amerikane në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Last modified: 17 Tetor, 2022

Comments are closed.

×