Washington DC, 18 maj 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Udhëheqësen e USAID, Samantha Power, me të cilën diskutoi për projektet aktuale të USAID që po gjejnë zbatim në Kosovë dhe për mundësitë e reja.
Duke e falënderuar fillimisht për ndihmën e vazhdueshme të USAID ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi znj. Power për progresin, arritjet dhe synimet e Qeverisë në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë. Përmirësimi i indikatorëve të demokracisë në njërën anë dhe qeverisja e mirë dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit në anën tjetër, janë themeli i një rritje të qëndrueshme ekonomike që i duhet vendit, u shpreh kryeministri Kurti.
Gjatë takimit u diskutua për fushat me potencial të veçantë në Kosovë, si ajo e teknologjisë së informacionit dhe energjisë së ripërtëritshme.
Last modified: 31 Maj, 2022