Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takohet me Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj

6 Shtator, 2022

Prishtinë, 6 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Në takim u diskutua rëndësia e ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i Agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit. Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim.

 

Last modified: 6 Shtator, 2022

Comments are closed.

×