Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

1 Maj, 2022

Prishtinë, 1 maj 2022

Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, Kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar. Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë, tha kryeministri Kurti.

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×