Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin

21 Qershor, 2022

Prishtinë, 21 qershor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Finlandës dhe u ritheksua gatishmëria për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin. U diskutua edhe për mundësitë e shtimit të ndërveprimit në fushat të cilat shteti i Finlandës mund të ofrojë mbështetje.

Kryeministrit Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin që Finlanda vazhdon të jep për Kosovën.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×