Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz

31 Gusht, 2022

Prishtinë, 31 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

U bisedua për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin dhe aftësimin profesional, në shërbim të rritjes së punësimit për qytetarët e Republikës së Kosovës. U theksua rritja ekonomike prej 4,9% në tremujorin e parë të këtij viti, si tregues shtesë, që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit u fol edhe për reformat në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

Duke vlerësuar përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut, Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë për rritje të bashkëpunimit. Ai e falënderoi z.Dietz për marrëveshjen e re bilaterale dhe memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut, që parasheh përkrahje financiare për Kosovën.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.

×