Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark

27 Tetor, 2022

Prishtinë, 27 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.

Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore), që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Last modified: 27 Tetor, 2022

Comments are closed.

×