Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së, Davenport

20 Prill, 2022

Prishtinë, 20 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, z.Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, z. Michael Davenport.

Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar.

Ligjshmëria është bazament dhe parakusht i çdo veprimi e rrjedhimisht, parim i qeverisjes së mirë, me të cilin parim udhëhiqet Qeveria.

U theksua se me qëllim të kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar procese e kanë marrë vendime.

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×