Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

11 Tetor, 2022

 
Prishtinë, 11 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe përfaqësuesit e kësaj komune.

Në takimin e përbashkët me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe Nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi. Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Last modified: 11 Tetor, 2022

Comments are closed.

×