Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu 

8 Shtator, 2022

Prishtinë, 8 shtator 2022 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit në turizëm dhe zhvillimin e një oferte turistike të përbashkët konkurruese në rajon, që promovon asetet turistike, kulinare e artizanale të të dyja vendeve. Po ashtu, u fol edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në bujqësi e agroturizëm.

Kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë duhet të lartësojë kombin dhe të përmirësojë të dy ekonomitë.

Z.Ndreu shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror në Lezhë. Ai u shpreh i lumtur që tashmë është ngjizur një sistem i bashkëpunimit real, dhe që ndjehet krenar që Kosova dhe Shqipëria ushqejnë njëra-tjetrën nëpërmjet turizmit.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, zëvendëskryetarja e Bashkisë së Lezhës, Eueda Molla, Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Lezhës, Renaldo Xhanej, si dhe ndërmarrës e prodhues vendorë nga Bashkia e Lezhës.

 

Last modified: 8 Shtator, 2022

Comments are closed.

×