Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

21 Tetor, 2022

Prishtinë, 21 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini.

Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z.Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje.

Last modified: 21 Tetor, 2022

Comments are closed.

×