Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence

20 Shtator, 2022

Prishtinë, 20 shtator 2022

Në fillim të mandatit të saj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje në Kosovë, Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me UNKT, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për punën e UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Znj.Spence theksoi vazhdimin e përkrahjes nga UNKT për thellimin e bashkëpunimit te shkëlqyer dhe produktiv, në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ajo vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Kurti në Komitetin Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.
U vlerësua puna e përbashkët e Qeverisë dhe UNKT-së për të arritur vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Last modified: 20 Shtator, 2022

Comments are closed.

×