Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës

29 Qershor, 2022

Prishtinë, 29 qershor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ky është takimi i parë pas emërimit të anëtarëve të këtij Komisioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Komisioni është organ kolegjial i cili menaxhon punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend.

Në takim u theksua rëndësia e punës së Komisionit, dhe e kryerjes së detyrave me profesionalizëm dhe kompetencë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kthimit të besimit të qytetarëve në të gjitha institucionet publike.

Kryeministri Kurti u uroi punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja të gjithë anëtarëve të Komisionit, duke kujtuar se rëndësia e punës së tyre rritet edhe më shumë në kohën kur po përballemi me një periudhë inflacionare.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×