Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim drejtues të Këshillit Amerikan  

22 Mars, 2023

Prishtinë, 22 mars 2023

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipin, pritën në takim David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Michael Kurtis, zëvendës president për zhvillim strategjik. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Gjeni Shporta, përfaqësues i Kosovës në Këshillin Amerikan dhe Qëndrim Gashi nga Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF).

Z. Patton dhe z. Kurtis shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga  Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të ShBA-ve. Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme.

Kryeministri Kurti ritheksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës.

Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Last modified: 22 Mars, 2023

Comments are closed.

×