Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Drejtorin e Agjencisë kroate për Siguri dhe Inteligjencë, Daniel Markić

2 Mars, 2023

Prishtinë, 2 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti pritën sot në takim Drejtorin e Agjencisë kroate për Siguri dhe Inteligjencë (SOA), Daniel Markic.

Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë si dy shtete dhe popuj miq e aleatë, për rreziqet e përbashkëta, dhe për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonit, e cila është cenuar rëndë pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë.

Shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve u tha se sjellë dobi të dyanshme për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë.

Në takim u theksua rëndësia dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe bashkërendim në shërbim të përpjekjeve stabilizueses për paqe dhe siguri.

Last modified: 2 Mars, 2023

Comments are closed.

×