Prishtinë, 1 korrik 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP.
Duke theksuar rëndësinë që ka ARKEP-i si rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për këtë institucion drejt jetësimit të vizionit për zhvillim të këtij sektori.
Në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë. U bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese që përmbushin kërkesat e konsumatorëve.
Në takimin e përbashkët ishin kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021.
Last modified: 13 Korrik, 2022