Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca

2 Dhjetor, 2021

Prishtinë, 2 dhjetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj.Vlora Spanca.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.

Gjithashtu, ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.

Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike.

Në takim ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit, znj.Tea Blakaj.

Last modified: 2 Dhjetor, 2021

Comments are closed.

×