Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë, Westerlund

3 Mars, 2023

Prishtinë, 3 mars 2023

​Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, mirëpriti ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Krahas diskutimeve për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund folën edhe për takimin që kryeministri Kurti dhe ai i Suedisë, Ulf Kristersson zhvilluan në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Takim të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi si shumë pozitiv.

Me tej, ata biseduan për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, për nevojën dhe potencialin e rritjes së shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj në fushën e minierave.

Ambasadori Westerlund e njoftoi kryeministrin Kurti për interesimin e kompanive suedeze për të investuar në Kosovë dhe diskutuan rreth iniciativës për hapjen e Odes Ekonomike Nordike në Kosovë që do të kontribuonte në thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Last modified: 3 Mars, 2023

Comments are closed.

×