Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e ri jo rezident të Republikës Islamike të Pakistanit

22 Shkurt, 2023

 

Prishtinë, 22 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri jo rezident të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e uroi për detyrën e re.

Duke e vlerësuar Pakistanin si shtet partner dhe popull mik, Kryeministri Kurti e falënderoi për mbështetjen ndaj vendit tonë, sidomos për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përkrahjen e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.

U bisedua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për zgjerimin e tyre, veçanërisht në bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime tregtare, si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Kryeministri Kurti theksoi indikatorët pozitivë ekonomikë në vendin tonë dhe potencialin për investime, duke veçuar pozitën e favorshme gjeografike dhe popullsinë e re të talentuar.

Ambasadori Junaid shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin ndërmjet Pakistanit dhe Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të mëtejmë. Duke vlerësuar progresin mbresëlënës në vendin tonë, ai theksoi vullnetin e Pakistanit për të mbështetur zhvillimin në Republikën e Kosovës.

Last modified: 22 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×