Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pranon letër falënderimi nga kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin

25 Shkurt, 2023

Prishtinë, 25 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.

Në letrën e tij, z. Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.

Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës, thuhet në letrën e z. Ugljanin drejtuar Kryeministrit Kurti.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Kurti kishte mirëpritur në zyrën e tij delegacionin SDA Sanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic.

Letra-origjinale-e-falenderimit-nga-kryetari-i-Partise-se-Veprimit-Demokratik-te-Sanxhakut,-Sulejman-Ugljanin

Leter-falenderimi-nga-kryetari-i-Partise-se-Veprimit-Demokratik-te-Sanxhakut,-Sulejman-Ugljanin

Last modified: 25 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×