Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pranoi urime për 15-vjetorin e Pavarësisë nga kryeministri i Sllovenisë, Golob

20 Shkurt, 2023

Prishtinë, 20 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjerash në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.

Letër urimi i plotë:

Përkthim jozyrtar

Shkëlqesia Juaj,

Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim t’ju dërgoj juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira. për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.

Leter-urimi-nga-nga-kryeministri-i-Sllovenise,-Golob

Last modified: 20 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×