Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa

13 Maj, 2022

 

Iowa, 13 maj 2022

Në prani të mërgatës sonë, përfaqësuesve institucional dhe personaliteteve nga Iowa, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremoni, u bë edhe prerja formale e shiritit nga Kryeministri Kurti, së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership.

Me këtë rast, formalisht u regjistruan dy fëmijët e familjes Kërveshi që jetojnë në Iowa të ShBA-së prej vitesh, të cilëve u dorëzuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës.

U theksua se hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Iowa. Duke zgjeruar shërbimet e ofruara në këtë konsullatë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrueshmërinë e konsullatës, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Iowa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku dhe Berat Shala, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington.

Last modified: 18 Maj, 2022

Comments are closed.

×