Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pati disa takime me mërgimtarët në New York

21 Maj, 2022

 

New York, 21 maj 2022

Në Jacobi Center në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës u prit nga përfaqësues të organizatave të mërgatës sonë, me të cilët diskutoi për sfidat dhe mundësitë e organizimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në kuadër të Dialogut me mërgatën.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti fillimisht prezantoi punën, prioritetet dhe sfidat e deritanishme të qeverisjes dhe i njoftoi për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përveç tërheqjes së investimeve dhe sigurisë kombëtare, në fokus kishte edhe mobilizimin e mërgatës si pjesë integrale e rrugëtimit drejt zhvillimit ekonomik. Në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve rreth strategjisë së qeverisë për mërgatën dhe angazhimit të tyre në qëllimet edhe nevojat e institucioneve të vendit tonë.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti mori pjesë edhe në organizimin tjetër të organizatave të mërgatës, në Staten Island, ku u takua dhe zhvilloi bisedë me përfaqësues të këtyre organizatave dhe mërgimtarë nga Kosova në New York.

 

Last modified: 30 Maj, 2022

Comments are closed.

×