Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë

30 Gusht, 2022

Prishtinë, 30 gusht 2022

Me ftesë të ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Kryeministri Kurti u shpreh i nderuar nga ftesa për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm për Republikës e Turqisë.
Duke u uruar 100-vjetorin e Ditës së Fitores së Turqisë, tha se Kosova dhe Turqia janë vende mike dhe partnere, të cilat kanë vullnet dhe gatishmëri për të thelluar marrëdhëniet bilaterale me njëra-tjetrën.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.

×