Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen vjetore të KUSA-s

22 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 22 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen vjetore të Kosova United States Alumni (KUSA).

Në këtë mbrëmje ku mori pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, anëtarët e KUSA të diplomuar në Shtetet e Bashkuara, si dhe partnerët dhe përfituesit e granteve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, u theksua rëndësia e mbështetjes së dhënë nga ShBA-të ndër vite.

U vlerësua mbështetja e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin afatgjatë të vendit tonë edhe përmes arsimimit të të rinjve nga Kosova në universitete dhe programe të zgjedhura në ShBA.

Last modified: 22 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×