Prishtinë, 10 tetor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.
Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajtë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, dhe u kryesua nga komandanti i i deritanishëm i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI.
Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.
Last modified: 11 Tetor, 2022