Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e gradimit të gjenerallejtënant Bashkim Jashari

13 Dhjetor, 2021

Prishtinë, 13 dhjetor 2021

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë shtetërore të gradimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.

Në ceremoninë e veçantë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njëherësh komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancoi gjeneral Jasharin në gradën më të lartë.

Në këtë ceremoni të organizuar në Presidencë morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Last modified: 13 Dhjetor, 2021

Comments are closed.

×