Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Mizuuchi

22 Shkurt, 2023

Prishtinë, 22 shkurt 2023

Në zyrën e tij sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Si një partner strategjik afatgjatë në rajon e i rajonit, Kryeministri Kurti falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për vendimin për të hapur ambasadën e saj në Kosovë. Ambasadorit Mizuuchi, i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi bashkëpunim të afërt të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim të parë, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks te ato në rrafshin ekonomik. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për përparimet e shënuara në dy vitet e fundit dhe për mundësitë dhe kushtet që Kosova ofron për investitorët e huaj.

Ambasadori Mizuuchi, i cili kishte vizituar Kosovën 15 vite më parë, u shpreh falënderues për mikpritjen. Ai tha se Japonia dhe Kosova ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Gjithashtu shprehu vlerësimin e tij pozitiv për qëndrimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit rus.

Last modified: 22 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×