Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

16 Janar, 2023

Prishtinë, 16 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ndërkaq, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Last modified: 16 Janar, 2023

Comments are closed.

×