Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti ka pranuar një letër urimi nga Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, zëvendës president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait

24 Shkurt, 2022

 

Prishtinë, 24 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi me rastin e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, zëvendës president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait.

Në letrën e tij, thotë se është kënaqësi për të që t’i dërgojë kryeministrit Kurti por edhe popullit të Republikës së Kosovës urimet më të sinqerta.

“Shpresoj t’i përcillni popullit tuaj pjesëmarrjen e popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë rast të veçantë”, shkruan në letrën e kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum.

Letra e plotë:

Shkëlqesia juaj,

Është kënaqësi për mua që t`ju dërgoj Shkëlqesisë tuaj dhe popullit të nderuar të Republikës së Kosovës urimet e tona të sinqerta me rastin e ditës tuaj të pavarësisë. Shpresoj ti përcillni popullit tuaj pjesëmarrjen e popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë rast të veçantë.

Sinqerisht,

MOHAMMED BIN RASHID AL MAKTOUM

ZËVENDËS PRESIDENT DHE KRYEMINISTËR I EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE DHE SUNDIMTAR I DUBAIT

Last modified: 24 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×