Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti ka pranuar letër urim nga Kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala

24 Shkurt, 2022

Prishtinë, 24 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga Kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala, me rastin e 14 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Duke dëshiruar suksese dhe prosperitet afatgjatë kryeministrit Kurti dhe qytetarëve të Kosovës për Ditën e Pavarësisë, kryeministri Fiala tha se beson fuqimisht se marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona do të vazhdojnë të thellohen dhe zhvillohen në interes të forcimit të bashkëpunimit tonë reciprok.

Letra e plotë e urimit të Kryeministrit të Republikës së Çekisë, Petr Fiala:

Shkëlqesia juaj,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për ju dhe qytetarët tuaj teksa festoni Ditën e Pavarësisë.

Më lejoni të ju uroj shumë sukses dhe prosperitet afatgjatë. Besoj fuqimisht se marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona do të vazhdojnë të thellohen dhe zhvillohen në interes të forcimit të bashkëpunimit tonë reciprok.

Shkëlqesia juaj, nga thellësia e zemrës, ju dëshiroj shumë sukses.

I juaji sinqerisht,

Petr Fiala
Kryeministër i Republikës së Çekisë

Last modified: 24 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×