Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Nishani

28 Maj, 2022

Prishtinë, 28 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen Nishani për ndarjen nga jeta të të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar.
Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo,” ka shkruar kryeministri Kurti.

Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, u ka shprehur ngushëllime familjes Nishani, miqve dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë.

Last modified: 28 Maj, 2022

Comments are closed.

×