Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Zejnullahu

6 Dhjetor, 2021

 

Prishtinë, 6 dhjetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu për ndarjen nga jeta të Sabit Zejnullahut.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit.

Kryeministri Kurti e ka veçuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut, e cila e mishëruar në prindin kombëtar, i dha Kosovës një hero të kombit.

“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do kujtojmë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombin.

 

Last modified: 6 Dhjetor, 2021

Comments are closed.

×