Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bisedoi me Sekretarin Blinken

11 Tetor, 2022

Prishtinë, 11 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Gjatë telefonatës, kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Blinken për progresin në vend.

Ata biseduan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj.

Last modified: 11 Tetor, 2022

Comments are closed.

×