Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi 

31 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 31 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar jetën dhe veprën e Adem Demaçit, duke bërë homazhe para varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare.

Së bashku me Shqiptarin, Arbërien e Diellin, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe Saimir Konushevcin, Kryeministri Kurti vendosi lule të freskëta te varri i Demaçit.

Duke përkujtuar atë, Kryeministri Kurti theksoi kontributin e bacës Adem, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kryeministri vlerësoi personalitetin e tij, si simbol i rezistencës, si shkrimtar, intelektual, e i burgosur politik që vazhdon të frymëzojë breza të tërë të veprimtarëve.

 

Last modified: 31 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×